Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Avionë francezë u përdorën për të mbrojtur qiejt e Ukrainës

schedule13:45 - 7 Mars, 2025

schedule 13:45 - 7 Mars, 2025

Avionët luftarakë F-16 dhe avionët ”Mirage” të furnizuar nga Franca u përdorën sot për të mbrojtur qiellin e Ukrainës, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Mirazhe’-t kanë interceptuar me sukses raketat ruse. Faleminderit!”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X, duke falënderuar gjithashtu forcat tona raketore kundërajrore të vendit.

Udhëheqësi ukrainas tha se ”në sulmin masiv të natës në infrastrukturën energjetike rusët përdorën rreth 70 raketa dhe rreth 200 dronë”.

“Fatkeqësisht edhe ndërtesat e zakonshme të banimit u dëmtuan. Në Kharkiv, një raketë ruse goditi pranë një ndërtese banimi, duke shkaktuar të plagosur”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!