Analisti Skënder Minxhozi thotë se SPAK duhet t’i kishte shkuar deri në fund zbardhjes së çështjes së 21 Janarit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se edhe pse ka prova të prishura, ngjarja është ekspozuar në kamera.
Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se ka vështirësi në hetim, për shkak se janë dëmtuar provat.
Skënder Minxhozi: Zero nuk është natyrisht, por unë shoh diçka. Dejtësia është në vitin e gjashtë, ngjarja ndodhet në vitin e 14-të që ndodh. Unë si qytetar pyes, nuk të kanë dalë 6 vjet, që një ngjarje 14 vjeç të vjetër t’i shkosh deri në fund, edhe të më thuash, unë kaq munda, deri këtu e shtyva, të vazhdojë në proces. Një ngjarje që sot, me prova të prishura, është konsmuar nëpër kamera. Një palë që aplikon sot, për të marrë godinën prapë në dorë, virtualisht, asaj godine i ka hequr kamerat. Duhet të ishte rrethanë skualifikuese që të futesh në atë godinë, pasi i ke hequr kamerat, ku shteti yt ka vrarë njerëz. Është vota që thua ti, por dua edhe drejtësia të më thotë se çfarë ka ndodhur.
Ervin Karamuço: Po t’i hymë, te ajo çështje janë demtuar prova. Përgjimi duhet të kryqëzohet me të dhëna konkrtere. Sa harë ka debat të fortë politik, kryefjala është 21 janari. Është një peng i madh i politikës, qoftë majtas apo djathtas. Për një nivel personash dhe për disa prej vitkimave janë zhvilluar hetime, këta janë gjykuar, ndërsa për të tjerët nuk dihet se kush është vrasësi. Nuk identifikohet arma. Unë tani dëgjoj nga ish gjyqtarë dhe prokurorë që kanë filluar dhe flasin dhe po zbardhin disa gjëra të errëta që kanë ndikuar në vendimmarjet e tyre dhe veprimet e asaj kohe. Këta, SPAK mund t’i marrë shumë mirë dhe t’i thërrasë./abcnews.al

