Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se SPAK ka hyrë në cështje të mëdha hetimore për ‘nëntokën’ kriminale, por edhe cështje që prekin klasën politike. Sipas tij, drejtësia nuk njeh burra të mirë që luftojnë për kauza të mria, dhe se duhet ndjekur sistemi ‘check and balance’.
“Le ta themi hapur që elementët që ka kushtuzuar Gjykatën Kushtetuese. SPAK ka hyrë në cështje të mëdha hetimore në botën e krimit është futur gjithmonë edhe më thellë dhe SKY dhe ENCRO kanë ndihmuar të zbardhet nëntoka kriminale, por i është afruar proceseve të mëdha që prekin klasën politike.
Cështja e standartit bëhet sensitive sepse në rastin e Veliaj problemi i standarteve u shtrua me forcë, duhet që një njeri thjeshtë i hetuar të vihet në burg pa akuzë?
A duhet gjykuar në një sallë ku për shkak të ligjit prokuroria ka të drejtë që mbi gjykatën të ushtrojë trysni duke e kalibruar. Drejtësia nuk njeh burra të mirë që luftojnë për kauza të mira. Duhet të ndjek sistemin ‘check and balance’. Në kuadër ligjor, lejon që ajo të ketë atë pozicion dominant. A duhet apo nuk duhet, ky është problemi.”
/ abcnews.al

