KPK jep vendimin për Doloreza Musabelliun, kandidate për SPAK

schedule09:39 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 09:39 - 5 Dhjetor, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Doloreza Musabelliun, prokurore e Krimeve të Rënda.

Musabelliu është po ashtu edhe kandidate për SPAK.Nga vlerësimi i KPK prokurororja ka rezultuar e pastër, duke kaluar kështu me sukses procesin e vettingut.

Doloreza Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë Prokurori prej 14 vitesh, ndërkohë Musabelliu është gjithashtu njëra prej kandidateve për t’u bërë pjesë e SPAK-ut./abcnews.al