Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë mbizoterojne kthjellimet në të gjithë vendin, por pasditja sjellë shtim të vranësirave fillimisht në zonat jugore dhe më pas gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar shira në jug dhe qëndër. Më të konsiderueshme reshjet do të jenë në zonat jugperëndimore gjatë pasdites.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita sjellë ndryshime të vogla duke lugatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14-15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al


