Takimi i shumëpritur midis Trump dhe Zelenskyt u pasua nga tone të larta në Shtëpinë e Brdhë dhe një marrëveshje të lënë pezull pa finalizim.
Gazetari Misha Pumo nga Moska, raportoi të rejat e fundit në epiqendrën e tanishme globale, ku përmendi një prej teorive konspirative që qarkullon e cila ka të bëjë me kthimin e Ukrainës në një shtet hebre.
“Këto teori qarkullojnë sidomos në qarqet nacionaliste ruse, flitet për një teori konspirative ku në një qytet të vogël afër Kievit vijnë hebrenj nga Izraeli siç shkojnë myslimanët në Mekë. Një nga qëllimet e ekspansionit hebre është krijimi i një shtetit të ardhshëm hebre në Ukrainë.”
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, u shpreh se Europa e kuptoi se SHBA nuk është në anën e saj dhe se për Trump marrëveshja ekonomike është tepër e rëndësishme sidomos përpara elektoratit të presidentit.
“Europa e kuptoi që SHBA nuk është në anën e saj, SHBA do të bëj politikë më vete. Europa e ka kuptuar që nuk ka më mbrojtjen e SHBA. Amerika është e para, Trump duke e quajtur veten e tij të shenjtë nisur dhe nga atentati që iu bë, tani e ka pozicionuar veten mbi palët dhe ka menduar që duke qenë vetë mbi palët dhe duke mos qenë palë me Europën dhe Ukrainën kështu do të arrijë të vendosi më shpejt paqen.
Sapo dolën nga debati, i thanë Zelenskyt që kur të jetë gati për paqe të vij, por Trump ishte në pritje të reflektimit të Zelenskyt. Për Trump marrëveshja ekonomike është e rëndësishme sepse do të fitojë pikë përpara elektoratit të vet.”
/ abcnews.al

