ELBASAN- Të pesë personat që morën lëndime në aksidentin e orëve të para të mëngjesit janë jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë dëmtime të rënda.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi, raporton se gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mjekëve, të lënduarit mund të lënë ambientet e spitalit në orët në vijim.
Në këtë aksident humbën jetën nënë e bir, Fatbardha dhe Klodian Shahini, të cilët po udhëtonin me automjetin tip Benz.
Paraprakisht dyshohet se mjeti tip “Benz” ka rrëshqitur dhe i ka dalë para minibusit çka shkaktoi dhe përplasjen tragjike./abcnews.al

