Një operacion i përmasave masive është regjistruar pasditen e sotme në disa qytete në vend. Veprat penale për të cilat akuzohen kanë të bëjnë me akte korruptive dhe shpërdorime detyrash.
ABC News ka siguruar pamje nga operacioni i zhvilluar në qytetin e Fierit, ku sipas burimeve janë arrestuar Erdit Hazizaj kandidat për deputet i PD Roskovec dhe Ervis Alisinanaj shef i komisariatit Lushnje.
Aksioni ka nisur ne bazë të përgjimeve dhe komunikimeve që janë zbërthyer dhe që janë bërë nga Prokuroret e Posaçme. Pjese e këtij aksioni është bërë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
/ abcnews.al

