Gazetari Denion Ndrenika, në një lidhje live nga SHBA, komentoi takimin e fundit të Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, një takim që pati shumë tensione. Ndrenika u shpreh se nëse Gjermania do të ishte bashkuar me Britaninë dhe Francën, nuk do të kishim arritur në këtë ditë. sipas tij, Gjermania duhet të nxiste Ukrainën të futej në NATO.
“Askush nuk ka mbetur i kënaqur përvec Moskës. Fajësojmë Gjermaninë për shkak të problematikave të vjetra me Moskën. Gjermania duke ruajtur veten, ka qenë kundërshtuese për çdo diskutim që do mundte Rusinë. Roli i keq i Berlinit për shkak të lëshimeve të hallit të saj, në rastin konkret për mosafrimin e Ukrainës në NATO. Duhet t’i lëmë qartazi dorezat dhe problemi i madh është populli sllav dhe veçanërisht Serbia. Qëndrimi i kurdohershëm i popullit rus dhe nëse Gjermania do ishte nxitëse e Ukrainës në NATO besoj se Rusia nuk do kishte ndërhyrë në Krime. Pavarësisht hatërmbetjeve që mund të ketë Trump, nëse Gjermania do të ishte pro, Rusia është trimërur për shkak të frikës së Gjermanisë. SHBA nuk i ka lënë shumë mundësi Ukrainës.
SHBA janë larg nga Evropa. Territoret ujore që zotëron Rusia janë shumë pranë SHBA, kontrolli në paqësor në ishujt Aleutin dhe problem kryesor është Rusia.
Nëse Gjermania do bashkohet me përpjekjet e Francës dhe Britanisë së Madhe kundër Rusisë, nuk besoj se do vinim në këtë ditë.”
/ abcnews.al

