Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK në gjendje të ecë me këmbët e veta”/ Avokati: Pritet të kemi aksione dhe arrestime të reja

schedule21:40 - 27 Shkurt, 2025

schedule 21:40 - 27 Shkurt, 2025

Avokati Romeo Kara në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për zhvillimet e fundit në vend, aksionet e SPAK, si edhe arrestimet në vend.

Gjatë intervistës në studio, avokati u shpreh se SPAK sot është në gjendje të “ecë me këmbët e veta”. Gjithashtu shtoi se në vijim pritet që të ketë aksione të reja, duke thënë se mund të ketë edhe arrestime të reja.

“Faktet flasin vetë. Ikja e një pjesë e amerikane ia liroi edhe duart për të bërë disa arrestime që edhe mund të mos bëheshin. I ra poshtë retorike atyre që urojnë t’i ndodhë diçka SPAK. Bashkëpunimi nuk është vetëm teknik, përkrahja politike ka qenë më e fortë këto ditë. Mendoj që prokurori Bani ka marrë edhe konfirmim që të vazhdojë drejt. Pavarësisht ndryshimeve që ka Amerika, kjo zonë ku ne jemi do të ketë gjithmonë vëmendje. Do të kemi aksione të reja të SPAK, do të kemi arrestime të reja. Zaret janë hedhur dhe SPAK është në gjendje të ecë edhe me këmbët e veta”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!