Gazetari Stavri Marko, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për votat e Diasporës, duke u ndalur tek emigrantët shqiptarë në Greqi.
Gjatë intervistës, ndërsa ka analizuar takimet e zhvilluara në Greqi, ai u shpreh se duket se Diaspora në Greqi, preferon më shumë PS dhe kryeministrin Edi Rama
Stavri: Berisha nuk jep përgjigje për grekët e Himarës. Edi Rama i njeh, ky është ndryshimi. Rama përdor një diplomaci shumë të fortë. Merr përsipër risqe. Berisha ka qenë i implikuar me gjirin e Jalës…Pra këto skandale vazhdojnë edhe më tej. Rëndësi ka që zoti Berisha, himariotëve nuk u jep asnjë shpresë…Ka qenë ai i pari që ka hapur siparin e investitorëve strategjikë në Himarës…Unë shoh që tendenca, apo shumica e votave që ndodhet në Greqi, e shqiptarëve në Greqi, anon më tepër nga PS. Jo vetëm minoriteti që është i shpërndarë, janë të lirë grekët e Shqipërisë të votojnë ku të duan, shoh që Greqia do të monitorojnë këto zgjedhje, me të gjitha parametrat, për shkak edhe të politikës së jashtme që të vendosë edhe piketat mbi i”, tha më tej ai.
/abcnews.al/

