Shifra të çmendura, agjentët e futbollistëve “rrjepin” klubet

schedule23:16 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 23:16 - 18 Dhjetor, 2019

Më shumë se gjysmë miliardë sterlina janë shpenzuar në vitin 2019 nga klubet evropiane për agjentët e futbollistëve që kanë transferuar, raporton FIFA.

Me anë të një dokumenti zyrtar publik, Qeveria e Futbollit Botëror ka raportuar se 501 milionë sterlina janë shpenzuar për të paguar agjentët e futbollistëve, një rritje thuajse me 20% nga shuma e shpenzuar gjatë vitit 2018.

FIFA deklaron se 80% e kësaj shumë, është shpenzuar nga klubet në Itali, Angli, Gjermani, Portugali, Spanjë dhe Francë. Klubet portugeze kanë shpenzuar më shumë nga komisionet për agjentët, sesa për lojtarët që kanë blerë.

Më herë këtë vit, FIFA njoftoi publikisht se komisionet për agjentët vitin e ardhshëm nuk do të kalojnë 10%, çka pritet të ulë ndjeshëm fitimet e agjentëve të futbollistëve./abcnews.al