Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia do të rritet me 3.7 përqind/ BERZH lë të pandryshuar projeksionet: Shtysë, reformat dhe angazhimi për fondet e BE

schedule14:07 - 27 Shkurt, 2025

schedule 14:07 - 27 Shkurt, 2025

3.9% vleresohet rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2024. Ndikim kryesor ka dhënë turizmi, konsumi privat dhe investimet publike. Ky nivel vlerësohet më pozitiv dhe nëse e krahasojmë me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria duket se ka pasur ecurinë më të mirë në Ballkan duke lënë pas Serbinë, Maqedonine e Veriut si dhe Malin e Zi.

Inflacioni ra mesatarisht në rreth 2.2 % në vitin 2024, duke lejuar Bankën e Shqipërisë që të ulë normën bazë nga 3.25 për qind në fillim të vitit 2024 në 2.75 për qind. Në pothuajse të njëtin nivel janë parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë edhe gjatë vitit 2025 e 2026.

Vazhdimi i reformave strukturore, angazhimi për anëtarësimin në BE si dhe shtimi i potencialit për aksesin e fondeve dhe financimit përmes integrimit përcaktohen si dy prej faktorëve më të rëndësishëm që pritet ti japë shtysë ekonomisë sonë në vitet në vijim.

Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.7% gjatë këtij viti. Ky është parashikimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (për sa i përket aktivitetit ekonomik në Shqipëri, parashikim i cili nuk ka ndryshuar nga ai i bërë më herët. Ndërsa vijojnë të mbeten risqe për rritjen ekonomike zhvillimet në eurozonë që mund të sjellin ulje të remitancave si dhe kushtet klimatike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!