“Alo policia, ky djali ka armë”: Një telefonatë fut në burg 23 vjeçarin në Tiranë

schedule14:07 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 14:07 - 4 Dhjetor, 2019

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar pasi komshinjtë e tij kishin njoftuar se ai mbante një armë pa leje në shtëpi.

Pas informacionit të marrë, efektivët e komisariatit nr.2 kanë hyrë në shtëpinë e 23 vjeçarit duke gjetur aty një armë pa leje.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia.

Tashmë i riu do të procedohet për vepren penale “armë mbajtje pa leje”.

Njoftimi i plotë i policisë

Komisariati Nr.2, Tiranë.

Vihet në pranga një 23-vjeçar për armëmbajtje pa leje, falë bashkëpunimit komunitet-polici.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!