Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vrasja e 67 vjeçarit në Laç, pamje nga vendngjarja. Pista kryesore mbetet konflikti i pronësisë

schedule19:27 - 24 Shkurt, 2025

schedule 19:27 - 24 Shkurt, 2025

Një 67 vjeçar është qëlluar me armë pasditen e sotme në Zhejë të Laçit.

Gazetari i ABC News Gjergji Figuri raportoi se arsyet mbeten ende enigmatike. Ndërkohë për shkak të terrenit të ëvshtirë ende nuk ka mbërritur autoambulanca. Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një konflikt pronësie.

“ Viktima ka mbetur i vrare prane nje ngastre toke e cila ka qenë duke u hapur si truall. Kanë qenë banorët e zonës që kanë identikuar viktimën. Mbeten ende e paqarta shkaqet e ngjarjes.

Viktima është gjetur nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë dhe kanë konstatuar 67 vjecarin të shtrirë dhe vetëm kur janë afruar kanë vënë re se ai kishte plagë në trup dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Sipas asaj që bëjnë të ditur familjarët, viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit në telefon rreth ores 16:00 dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak kohë më vonë. Policia ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën kqyrjen e mjetit të viktimës, por ende nuk ka nje motiv të qarte për këtë krim.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!