Një 39-vjeçare është gjetur e vetëvaru me litar në Selenicë. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administratibe Brataj.
“Në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administratibe Brataj, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë shtetësia E.T., 39 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave“, njofton policia./abcnews.al