Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vetëm në ditëlindjen e 89-të në azil/ Psikologu shqiptar tregon historinë prekëse të të moshuarit britanik

schedule08:42 - 24 Shkurt, 2025

schedule 08:42 - 24 Shkurt, 2025

Leandër Prifti është psikologu shqiptar që punon prej vitesh në qeverinë lokale të Wiltshire, Britani. Ai ndau me të gjithë një histori që preku botën. Bëhet fjalë për një të moshuar britanik Joseph, i cili festoi ditëlindjen e 89-të i vetëm në azil.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Leandri ka treguar i emocionuar se Joseh ishte lënë në azil nga fëmijët pas vdekjes së bashkëshortes dhe pas kësaj video prekëse, e bija e mori në shtëpinë e saj.

“Pasi gruaja e tij ndërroi jetë, ishte një zgjedhje e detyruar e fëmijëve që ai të jetonte në një shtëpi të moshuarish. Tani jeton te e bija. Unë nuk kam më kontakte me të, vetëm një mesazh pata nga Joseph që më thoshte ‘ti e bëre’”.

Sakaq, Leandri ndau detaje dhe nga jeta e tij, emigrimi në Britani dhe profesioni plot sfida.

“Unë jetoj në Britani prej 26 vitesh dhe kam ikur me vizë. Më pas kërkova azil politik atje. Unë atje bëj ato që quhen raportet psikologjike për familjet që kanë probleme, në rast se ndodh një traumë sociale me prindërit dhe fëmijët, bëhen disa procedura, se me kë do të rrijë fëmija, me prindërit ose jo”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!