Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për një takim me kryeministrin Rama.
Në këtë takim do të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe në fushën e energjitikës, por edhe në fusha të tjera.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

