Arsimi i lartë do të ketë një ligj të ri. Korniza e tij parashikohet në dokumentin e politikave për pesë vitet e ardhshme i cili sipas pedagogut Selami Xhepa I lejon universiteteve më tepër autonomi dhe mundësi përshtatje me tregun e punës.
“Propozon më shumë fleksibilitet për vetë insitucionet e arsimit të lartë në aspekt të autonomisë, jo vetëm në aspektin e autonomisë financiare në të cilën ligji I vitit 2015 ka qenë fort I fokusuar, por në kuptimin e lirisë akademike dhe organizimit të jetës akademike, për ndërtimin e programeve mësimore. Nëse tani për të ndërtuar një program mësimor ka disa rregulla që janë shumë rixhide universitetet mund ti adopotojnë ndryshimet më shpejt në kohë dhe ti reflektojnë në kurrikulën mësimore, është një dimension I rendësishmë dhe realisht i jep mundësi institucioneve që të përshtaten më shpejt me kërkeseat e tregut të punës.”
Universitetet do të financohen bazuar mbi perfomancë me qëllim rritjen e eficencës në përdorimin e parave publike. Ndërkohë institucioneve të arsimit të lartë në rrethe do tju duhet të krijojnë një profil të tyre.
“Diku për shkenca edukimi, shkenca agrare… Profilizimi rrit kompetencën dhe optimizon paratë e taksapagueseve…
Nëse nuk plotëson indikatorët e performancës mund të humbasë dhe grantin.”
Ndryshe nga ligji aktual që lejon vetëm mësimdhënin në klasë në dokument parashikohet dhe mësimi online. Ndërsa kombinimi i degëve sipas sistemit amerikan është një tjetër mundësi që parashikohet të përfshihet në ligj dhe për ata që do të studiojnë në Shqipëri.
“Pak a shumë si sistemi amerikan, një student që zgjedh si degë të kërkimit të tij ekonominë, këtë mund ta kombinojë me një minor në fushën e inxhinerisë, të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale.
Ideja e distance learning që është një nga mangësitë themelore të ligjit të 2015, na jep mundësi të angazhojmë diasporën akademike pa rritur kostot e sistemit dhe rritur cilësinë e mësimdhënies.”
Dokumenti që parashikon ndryshime ligjore vjen rreth dhjetë vjet pas miratimit të reformës që u ndërmor për arsimin e lartë. Ligji I vitit 2015 hasi shumë kontestime e më pas zvarritje në nxjerrjen e akteve nënligjore që vonuan dhe zbatimin e plotë të tij.
/ abcnews.al

