Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kujdes me antimikrobikët/ Ekspertët: Fermerët e përdorin në nivele të larta te kafshët

schedule13:41 - 23 Shkurt, 2025

schedule 13:41 - 23 Shkurt, 2025

Antimikrobikët mund t’i marrim dhe nga ajo që konsumojmë duke bërë që baktere shkaktarë  për shumë  sëmundje  të shfaqin rezistencë ndaj tyre.

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit rreth 40% e fermerëve shqiptarë përdorin  barna të  tilla tek kafshët e tyre.

Përdorimi i tepërt kërcënon shëndetin e kafshës dhe njëkohësisht ekspozon njerëzit që konsumojnë mish, qumësht e produkte të kontaminuara ndaj  pathogjenëve rezistentë.

Anketa e realizuar në 525 ferma të prodhimit  blegtoral me 29 veterinerë dhe 21 farmaci  tregoi se  shumica e fermerëve nuk kishin trajnimin  e duhur  mbi shëndetin e kafshëve.

Pothuajse gjysma e tyre  raportuan se  nuk e kishin dëgjuar më parë për rezistencën ndaj antimikrobikëve.

Kur fermerë e  veterinerë u pyetën në lidhje me efikasitetin e  antimikrobikëve  të  përdorur raportuan se kanë vërejtur rënie.

Në Europë përdorimi i këtyre barnave  është reduktuar  me  50% për shkak të  direktivave  që kërkojnë kufizimin e antimikrobikëve  tek bagëtitë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!