Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Duro: Turizmi në vendin tonë fillon në janar dhe zgjat gjithë vitin. Vathi: Shqipëria u fut në tregun ndërkombëtar

schedule20:23 - 21 Shkurt, 2025

schedule 20:23 - 21 Shkurt, 2025

Turizmi në vendin tonë ka një peshë kryesore në rritjen e ekonomike. Lidhur me këtë ka folur në “Sheshi i Dollarit”, Drejtoresha e Përgjithshme, Drejtoria e Zhvillimit të Turizmit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Herida Duro, e cila u shpreh se turizmi në Shqipëri nuk ka më një sezon të caktuar, por fillon në janar dhe zgjat gjatë gjithë vitit.

Ndërsa, Anëtari i Bordit të Turoperatorëve Shqiptare, Besnik Vathi deklaroi se është një lajm i gëzuar që Shqipëria u fut në tregun ndërkombëtar të turizmit, pasi e shohim si një mundësi më të madhe për ekonominë e vendit.

“Na vjen përsëri të afirmojmë që viti i kaluar u mbyll me një numër turistësh 11.7 milionë vizitorë të ardhur në Shqipëri. Një raport në rritje nga viti në vit dhe e promovuar dhe nga Barometri Botëror i Turizmit, i cili e ka vendosur Shqipërinë disa herë kryesuese edhe gjatë vitit të kaluar jo vetëm për rimbëkëmbjen e post-pandemisë, por dhe për rritjen e fluksit, por mbi të gjitha për të ardhurat e këtyre flukseve. Pra, mbajtëm raport në vend të parë në raport me vendet, të cilat e kanë traditë në gjenerata dhe në gjenezë të bërit turizëm. E kemi kthyer ne tani në mendësi, turizmin jo vetëm si një fjalë që mund ta artikulojmë, sepse i takon një sezoni turistik. Por jo tani flasim për një sezon 12 milionë turistikë në 365 ditë të vitit, edhe janari e demostroi një rritje. Që do të thotë që interesi i turistëve fillon në janar dhe vazhdon për 12 muaj. Nuk flasim më për një sezon turistik”, tha Duro.



“E vërteta është që nga viti në vit Shqipëria po merr rritje çdo vit dhe natyrshëm e shohim si një mundësi më të madhe së pari për ekonominë e vendit, ekonominë e familjeve shqiptare, por dhe për bizneset tona që jemi të angazhuar gjatë tërë kësaj periudhe, që Shqipëria u fut në tregun ndërkombëtar të turizmit”, u shpreh Vathi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!