GJKKO ka lënë në fuqi masat “arrest në burg” për Samuel Troshanin e Izmis Sakicën.
Kjo masë është dhënë për ngjarjen e ndodhur në gusht të 2024 në Rranxë të Bushatit, ku pati përplasje me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit, i cili ndodhet në kërkim.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se më 23 gusht në vitin 2024, rreth orës 17: 00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.
Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Andrea Prendit, dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.
Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Andrea Prendit.
Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri. Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.

