Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në ‘rrjetën’ e SPAK/ Karamuço: Priten masa të tjera ndaj funksionarëve të lartë, dosjet drejt fundit. SPAK po ndikon në zgjedhje dhe politikisht

schedule20:36 - 19 Shkurt, 2025

schedule 20:36 - 19 Shkurt, 2025

Eksperti Ervin Karamuça i ftuar në studion e ‘Real Story’ u shpreh se SPAK do të bëj arrestime të tjera muajt e ardhshëm.

Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh se funksionarë të lartë jo politikë do të kenë së shpejti masa nga SPAK. Sipas tij, SPAK po ndikon në zgjedhje dhe politikisht.

“Ne kemi pasur dilema dhe në SHBA ku gjatë fushatës pati akuza, këto dilema na i ka shuar Dumani që ka thënë se ne nuk selektojmë as kohën as subjektet.



Priten shumë shpejt funksionarë të  lartë jo politikë që do të kenë masa nga SPAK. Funksionarë të administratës. Edhe aty krijon vakum të madh. Është me emra konkretë edhe për nivele të larta politike sepse janë dosje drejt fundit. Janë fraksione të dosjes që kanë nxjerë këto emra ose emra të rinj.

Do të ketë zhvillime gjatë mars- prillit. Zgjedhjet do të shkojnë në zgrib sepse këta janë pjesë e zgjedhjeve. SPAK me këto veprime po ndikon në zgjedhje dhe politikisht.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!