Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbështetësi i Bardhit tërhiqet nga zgjedhjet/ Helidon Bushati del nga primaret, nuk kandidon për deputet

schedule18:11 - 18 Shkurt, 2025

schedule 18:11 - 18 Shkurt, 2025

Fraksionit i Bardhit ne PD po tretet. Një nga mbështetësit e kreut të grupit parlamentar Helidon Bushati ka lajmëruar se nuk do të kandidojë në primare për një mandat tjetër deputeti.

“Personalisht, kam zgjedhur të mos mos marr pjesë në primaret dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjesht një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale.”

Nuk mohon angazhimin në fushatë, por mes rreshtash kërkon reflektim, modernizim dhe përbashkim të PD.

“Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim. Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve. Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores.”

Por Helidon Bushati nuk ishte thjesht deputet i PD. Në vitin 2021, ai u prezantua si drejtues politik në Shkodër, dhe asojkohe Basha nuk shkoi vetë, por dërgoi aty Gazment Bardhin në krah të tij.

Me çarjen në PD, Bushati u rreshtua fillimisht krah Bashës, kurse me divorcin e dytë, krah Bardhit.

Tashmë që Berisha i fali Bardhit vendin e sigurt në listë dhe mandatin e deputetit si drejtues politik, deputetët e tjerë do të duhet të hyjnë në primare, për tu përballur me votat e demokratëve të Berishës që në 8 janarin e famshëm në PD, i pritën me sharje, hunj dhe Gaz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!