Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët, mbi 180 mijë kërkesa/ Hyka: Vota e Diasporës do të jetë vendimtare, formati nga KQZ nuk lejon manipulimin

schedule19:01 - 17 Shkurt, 2025

schedule 19:01 - 17 Shkurt, 2025

Anëtarja e Këshillit Kordinues të Diasporës Anila Hyka u shoreh ëpr ; Tirana Live’ se vota e Diasporës mund të jetë një pjesë drejt partive të reja për balancim. Sipas saj, shtabet e partive janë instaluar në Diasporë dhe partitë janë zgjuar lidhur me do të shpalosin programet e tyre. Sipas saj, votuesit nga Diaspora kërkojnë të ndihen të përfaqësuar mbi çështjet dhe problemet e tyre, si dhe të kenë programe për një përthithje më serioze të resurseve.

“Trendi i votës së Diasporës duhet ta dijnë më shumë partitë politike sepse i janë afruar më shumë. Diaspora ka luksin që të jetë më i distancuar nga presionet dhe influencat e ndryshme. E para sepse kanë modele, janë më të lirshëm dhe një nga gjërat pse duan votën është të rrisnin llogaridhënien ndaj politikanëve. Të gjitha këto janë të lidhura bashkë dhe më në fund partitë janë zgjuar dhe nuk e kanë në dorë Diasporën në sensin e votës. Do të shohim kur të shpalosin programet dhe të shihen çfarë qasje të kenë nga Diaspora. Cilat do të jenë strategjitë dhe përfaqësimet jo vetëm për interesat e vendit, por edhe për Diasporën. Unë kam përshtypjen që Diaspora mund të jap një pjesë të votës të rinjve për balancim, pastaj partitë politike kanë dhe shtabet e tyre dhe janë instaluar në Diasporë. Në formatin sesi ne e kemi krijuar në KQZ, nuk mund të manipulohet, mund të bëhet më parë. Të bësh manipulim të hapur besoj se nuk do të jetë aq lehtë. E vetmja gjë mund të jetë, është ajo në familje.

Ideale do të ishte që Diapora të kishte lëvizjet e tyre me përfaqësues, por partitë kanë mënyrat e veta për të qasur figurat politike. Diaspora kërkon të ketë vërtetë dhe të zgjedhin njerëz të mirë dhe të ndihen të përfaqësuar për çështjet e Diasporës. Është dy dimensionale është çfarë Diaspora pret që të ndihet më e përfaqësuar dhe e dyta janë programe për një përthithje më serioze të resurseve të Diasporës që do t’i japi në Shqipëri. “

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!