Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspertja: Qytetarët dhe bizneset, më të ndërgjegjësuar për sistemin bankar. Kjo ndikon në formalizimin e ekonomisë

schedule14:34 - 14 Shkurt, 2025

schedule 14:34 - 14 Shkurt, 2025

Interesi i kredive për bizneset dhe qytetarët është ulur. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte duke e bërë më të lirë kredinë për ekonominë në fund të vitit që lamë pas.

Ekspertja për ekonominë, Romina Radonshiqi, në një intervistë për “Money Report”, tha se kur bizneset dhe qytetarët i drejtohen sistemit bankar, bën që edhe ekonomia të formalizohet. Sipas saj, fakti që qytetarët dhe bizneset janë më të ndërgjegjësuar ka bërë që të ulen edhe kreditë me probleme.

“Klientët po konsumatorët po dhe vetë bizneset janë më të ndërgjegjësuar që detyrimi bankar, i kushton më shumë nëse nuk e shlyejnë në kohë detyrimin bankar, pra kanë gjetur të gjithë mekanizmat, të krijojnë mirëmenaxhim të financave të tyre me qëllim që të paguajnë në afate kreditë. Çdo biznes nuk ka dëshirë që të dalë kredia e keqe dhe t’u merret kolaterali, të gjitha këto kanë ndikuar pozitivisht në uljen e borxhit të keq, që dmth se shqiptarët janë ndërgjegjësuar që duhet t’i drejtohen sistemit bankar për të investuar dhe marrë kredi. Nëse flasim për biznesin, e ka të pamundur që të bëjë realitet një plan biznesi nëse dëshiron të zgjerohet apo zhvillojë biznesin e tij nëse nuk ka partner sistemin bankar. Sot i drejtohet bankës për t’i financuar në projektet që ka vetë biznesi. Nga ana tjetër vetë qytetarët e kanë të pamundur që të investojnë në një pasuri të patundshme. Kjo ndihmon me formalizimin. Këto dy vite kemi pasur rritje ekonomike, por edhe ulje çmimesh që ka ndikuar në rritjen e fuqisë blerëse. Këto elementë kanë ndikuar në uljen e borxhit të keq por edhe në rritjen e investimeve duke iu drejtuar sistemit bankar”, u shpreh ajo.

Ajo tha se pritet një rritje ekonomike mbi 4 për qind, gjë që sipas saj, do të reflektohet edhe në financiat e familjeve.

“Do të reflektohet rritje ekonomike. Mund të jetë mbi 4 për qind sepse niveli i inflacionit është në rënie. Parashikohet rritje në investime të huaja, në sektorin e turizmit dhe të ndërtimit. Presim që turizmi të jetë edhe më lart. Kjo rritje ekonomike do të reflektohet edhe në financat e familjeve shqiptare”, shtoi ekspertja./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!