Procesi i votimit në Kosovë pati disa probleme, mes tyre dhe në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Besnik Velija, i ftuar në ‘Balkan Update’ bëri me dije se për kolapsin në sistemin online të KQZ ka nisur tashmë një hetim. Lidhur me pretendimin se serverat që sollën incidentit ishin sjellë nga shteti gjerman, Velija konfirmoi se ky pretendim bie poshtë pasi në një komunikim me ambasadën u bë me dije se serverat e sjellë janë përforcues të sistemit IT dhe nuk shërbejnë për numërimin e votave.
“Qytetarët votuan në mënyrë shumë demokratike dhe KQZ në momentin ku interesi ishte i lartë për të mësuar rezultatin, pati një rënie sistemi. Në sistemin online shfaqeshin numra që nuk përputheshin me komunat ose numrin e votuesve.
Sot në mbledhjen e KQZ ka pasur një diskutim ku anëtar të KQZ kanë treguar defektin në mbrëmjen e 9 shkurtit. Një prej anëtarve tregoi që kanë qenë 2 persona për futjen e të dhënave ku sipas anëtarëve kanë qenë jo racionale për ta, arsye që u shfaq ai rezultat. Tashmë kanë nisur dhe hetime. Për pretendimet që kanë përdorur serverë nga Gjermani, nuk qëndron ky fakt. Unë kam folur me ambasadën dhe pajisjet e shtetit gjerman lidhen me forcimin e sistemit të IT në përgjithësi dhe nuk shërbejnë për numërimin e votave.”
/ abcnews.al

