Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja me thikë në Mat/ I mituri dërgohet me helikopter te Trauma për mjekim më të specializuar

schedule13:46 - 13 Shkurt, 2025

schedule 13:46 - 13 Shkurt, 2025

Detaje të reja mësohen nga zbardhja e një 17-vjeçari në Mat. ABC News mëson se fatmirësisht, i mituri është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, plagën e ka marrë në brinjë, afër mushkërisë, ndaj është nisur edhe drejt Traumës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të enjteje në ambientet sportive të shkollës, ku 18 vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital.



Sipas policisë, dy të rinjtë nuk rezultojnë të përfshirë në konflikte të mëparshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!