Jose Mourinho do të rikthehet në Manchester, këtë herë si kundërshtar dhe me objektivin për të mundur “Djajtë e kuq” me Tottenham. Portugezi është ngacmuar në konferencën e zakonshme për shtyp, por si zakonisht ai di të dalë nga situata.
“Është një kapitull i mbyllur për mua. U largova nga klubi dhe mora kohen time për të mendoj për atë që ndodhi. Mora kohën time të përgatitem për sfidën e radhës. Sinqerisht, Manchester United për mua është në librin tim të historisë. Sikurse ka thënë edhe Z. Mandela: ‘Kurrë nuk humbni. Fitoni ose mësoni. Tek United fitova dhe mësove. Asnjë keqardhje”, thotë Mourinho.
Më tej ai shton: :Të kthehem në ‘Old Trafford’ do të thotë të kthehem në një vend ku isha i lumtur. Kam një marrëdhënie fantastike me tifozët e Manchesterit. U ktheva atje si ekspert dhe jam përulur nga ajo pritje mjaft e bukur që më kanë bërë”.
“Special One” e di shumë mirë se nesër do t’i ketë të gjithë kundër. “Nesër kthehem si një trajner i një ekipi që do ta mundë Manchester United. Pres të njëjtin respekt që ata e kanë shfaqur karshi meje, por e kuptoj që ajo që duan ata është e kundërta e asaj që dua unë.
Dua që Tottenham të fitojë, kurse ata që të fitojë United. Pres të më harrojnë gjatë ndeshjes dhe të mbështesin skuadrën e tyre që të marrin rezultatin e dëshiruar. Gjatë ndeshjes nuk ka vend për ndjenja”, shprehet Mourinho.
Portugezi është i qartë për atë që e pret: “Nuk jam i keqi i filmit, nuk jam armik, por jam trajneri, që po mundohet të fitojë kundër Manchester United – në këtë mënyrë do të më shohin. Normalisht nuk do të më mbështesin, por do të jenë krah Solskjaer”. /abcnews.al