Parregullsitë e zgjedhjeve në Kosovë/ Cakolli: Fushata pati gjuhë të ashpër mes kandidatëve, mbi 70 për qind e vendvotimeve probleme me ndërrimin e emrave

schedule17:22 - 11 Shkurt, 2025

schedule 17:22 - 11 Shkurt, 2025

Procesi i votimit në Kosovë u has me disa probleme të cilat u vunë në pah nga qytetarët por edhe nga ekspertë të fushës.

Eugen Cakolli nga Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim u shpreh për ‘Balkan Update’ se disa prej problemeve kryesore konsistonin në ndryshimin e vendvotimit të qytetarëve gjë që ka stepur shumicën e votuesve, si dhe votimi me asistencë ku burrat kanë influencuar gratë në votën e tyre.

“Vetëvendosja si parti në pushtet kishte refuzuar disa prej mediave në vend madje Kurti nuk kishte marrë pjesë në asnjë debat televiziv. Cfarë bie në sy është numri më i lartë i gjobave si në aspektin numerik që ka kaluar shifrën 600,000 mijë euro ku VV për shkak të diskursit nuk janë kursyer fyerjet për shumicën e partive me terma nga më të rëndat.

Gati ¾ të vendvotimeve kanë evidentuar raste që votues më parë kanë qenë të regjistruara, kanë deklaruar që emrat nuk gjendeshin në lista. Kjo ka rezultuar me një numër të lartë që për shkak të pamundësisë për të gjetur qendrën e votimit është dashur të mos votojnë sepse ndryshimet nga KQZ kanë vendosur qyetarët dukshëm më larg vendbanimit.

Kjo është për shkak të shtimit dhe riorganizmit të qendrave të votimit. Kjo mundësi votimi është e kufizuar me një qendër votimi në komunë ku mund të duheshin 30 minuta deri në një orë për të shkuar për të votuar. Ky ka qenë një prej dy apo tri problemeve kryesore. Votimi me asistencë ka qenë një trend i lartë, në mesin e së cilës 2/3 janë votuese gra nga zonat rurale që kanë të bëjnë me keqformimin dhe duke shkeluar parimin e votimit në fshehtësi. Burrat kanë dashur të influencojnë mbi votimin.”, tha Cakolli për Balkan Update.

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!