Luan Rama thirrje Prokurorisë: Çfarë keni bërë me tërmetin e 21 shtatorit

schedule14:10 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:10 - 3 Dhjetor, 2019

Nënkryetari i LSI, Luan Rama kërkoi publikisht nga Prokokuroria që të informojë shqiptarët se çfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit.

Sipas Ramës, tërmeti i 21 shtatorit ishte paralajmërimi i asaj që ndodhi në 26 nëntor dhe për pasojë Prokuroria duhet të japë llogari.

Është për tu evidentuar fakti se si gjithmonë raste të tilla ajo që shfaqet dhe dominon mbi gjithçka është solidariteti ynë njerëzor për të bërë të mundur përballimin së bashku të fatkeqësisë. Natyrisht është logjike që të kuptojmë efektin e këtij solidariteti përballë forcave të natyrës. Dhembja për pasojat që shkaktoi tërmeti  nuk mund të jetë amnisti për askënd. Që kjo dhembje të zvogëlohet sado pak do të duhet që strukturat e shtetit të veprojnë menjëherë edhe të evidentojnë shkaqet dhe faktorët që çuan në këto pasoja kaq të rënda.

Evidentohet ajo që në fakt është e vërtetë edhe përgjegjësia njerëzore. Për këtë arsye jam këtu për të kërkuar zyrtarisht përgjigje publike për të informuar qytetarët e vendit nga ana e prokurorisë dhe është detyrim kushtetues, përvecse morale që të informojë madje menjëherë se cfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit që ishte paralajmërimi i asaj që ndodhi në 26 nëntor. A ka hetuar prokuroria për shkaqet dhe faktorët për pasojat e tërmetit të 21 shtatorit. Kush ishte përbërja e grupit hetimor?

Është thënë dje nga organi i akuzës se ka nisur hetimi. Natyrisht është në përmbushje të detyrës dhe nuk e dimë nëse e nisi punën pas mbledhjes këshillit të sigurisë apo më herët. Mbi bazën e këtyre pyetjeve ne por edhe opinioni publik presin përgjigje, zonja Prokurori, zonja titullare, të nderuar prokurorë jepini përgjigje qytetarëve të Shqipërisë, çfarë keni bërë me tërmetin e 21 shtatorit”, u shpreh Luan Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!