Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pse u arrestua Veliaj?/ Llabani: E vetmja dosje e SPAK ku përfshihet biznesi, politika dhe pushteti vendor

schedule21:50 - 10 Shkurt, 2025

schedule 21:50 - 10 Shkurt, 2025

Arrestimi i Erion Veliajt ishte ngjarja më e bujshme e kësaj fillim jave, si dhe vazhdimësia e punës së SPAK ndaj hetimeve dhe vendosjes para përgjegjësisë së zyrtarëve shtetëror.

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se zyrtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë më shumë se tre muaj që kanë hetuar në ambientet e Bashkisë. Sipas Llabanit, kjo është e vetmja dosje e SPAK që bën bashkë zyrtarë të pushtetit vendor, politikën dhe biznesin.

“Nëse provohen akuzat nga prokuroria, nuk ka vetëm kosto nga Erion Veliaj por ka kosto edhe për PS. Për herë të parë në një dosje penale të SPAK, përfshihet biznesi, politika dhe pushteti vendor. Kryetarja e komisionit të ligjeve po hetohet sepse ka marrë para nga kompania e çiftit Veliaj dhe ka ndërhyrë në hetimet e prokurorisë së SPAK. Ka 6 muaj që të gjitha pasuritë e çiftit kanë kaluar në sitë. Janë 365 faqe të gjyqtarit Erjon Bani i cili shqyrton 1 miliardë lekë blerje, 870 mijë euro të sekuestruar dhe euro në banesë, por edhe të vëllait të Veliajt dhe të nënës.



Para sipas SPAK që nuk janë justifikuar dhe duket se nuk është vetëm kjo beteja e Erionit sepse kemi dhe biznesmen ndërtimi që janë arrestuar sepse kanë përfituar ndërtime në bazë të parave që janë dhënë. Mbi 3 muaj oficerë të BKH ishin instalur për të parë dokumentacionin dhe dosjet për të cilat ishin dhënë leje, procedurat, paratë që ishin dhënë. Ka një sërë dokumentash që do të jenë letësish të provueshëm dhe të kontestueshëm nga kryetari.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!