Presidenti Macron ka dalë në mbështetje të elitës së bukëpjesësve francezë, duke kërkuar që buka tradicionale “baguette” të hyjë në listën e objekteve të mbrojtura nga Agjencia e OKB-së për Kulturën.
Presidenti i Francës, Manuel Macron ka kërkuar që buka tradicionale franceze, “baguette”, të hyjë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Duke dalë në mbështetje të bukëpjekësve, Macron është shprehur se kjo bukë është zilia e të gjithë botës. Bukëpjekësit francezë janë frymëzuar nga suksesi i picës napoletane, që vitin e kaluar hyri në listën e objekteve të mbrojtura nga agjencia e OKB-së. Synimi i UNESCO-s është të ruajë kulturat tradicionale nga ritmet e shpejta të globalizimit. Komiteti i saj mblidhet çdo vit për të vlerësuar nominimet që vijnë nga i gjithë globi. Për francezët, kur flitet për “baguette” nuk flitet thjesht për emrin dhe formën e saj, por për recetën dhe ingredientët që përmban ajo. Ekselenca dhe ekspertiza duhet të ruhen, ka thënë më tej Macron, ndaj sipas tij buka e njohur duhet të hyjë në listën e objekteve të mbrojtura. Komentet e tij presidenti i ka bërë për një radio franceze, pasi priti në pallatin Elize elitën e bukëpjekësve. Lista e re e mbrojtjes nga UNESCO ndryshon nga ajo e objekteve kulturore të lashta. Ajo përfshin më tepër zanatet, muzikën, vallëzimin dhe gatimin. Flamenkoja spanjolle, joga indiane dhe opera tibetiane kanë hyrë tashmë në të, bashkë me birrën belge dhe kekun me xhenxhefil që bëhet në veri të Kroacisë./abcnews.al