Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA ndalojnë, luhet “Super Bowl”/ Kansas City dhe Philadelphia Eaglez kërkojnë lavdinë

schedule14:09 - 9 Shkurt, 2025

schedule 14:09 - 9 Shkurt, 2025

Është eventi më i madh sportiv në Shetet e Bashkuara të Amerikës, një prej më të ndjekurit në botë dhe pa asnjë dyshim më i shtrenjti në planet.

Kur luhet finalja e “Super Boël” gjithçka tjetër pushon, ndërsa të gjithë amerikanët I kanë sytë nga Nju Orlins.

Të gjithë prozhektorët drejtohen në “Caesar Superdoom”, që do të presë mëngjesin e së hënës me orën tonë, përballjen mes kampionëve në fuqi të të Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles.



Skuadra nga Missuri shihet si favorite për të ruajtur trofeun për vitin e dytë radhazi, pas një sezoni të rregullt rekord.

Meritë e dy yjeve të futbollit amerikan s si Patrick Mahomes dhe Travis Kelce.

Nga ana tjetër, “shqiponjat” e Philadelphia kërkojnë të marrin revanshin pas finales së humbur në vitin 2023, ku Chiefs triumfuan me rezultatin 38-35.

Të gjitha shpresat e tifozëve të Philadelphia varen te Saquon Barkley si shënuesi më I mirë I sezonit të rregullt pëe Eagles dhe te Jalen Hurts, që ka një mesatare të frikshme me 69% në saktësinë e pasimeve dhe 21 “touch doën”.

Kaq për anën sportive.

Finalja e “Super Boël” është edhe një krenari financiare e sportit amerikan.

Ajo pritet të gjenerojë më shumë se 10 miliard dollarë. Kjo si pasojë e çmimit të biletave, që ditët e fundit kanë arritur deri në 20 mijë dollarë, por më shumë për reklamat dhe të drejtat televizive të këtij eventi sportiv.

Në këtë finale, në stadium do të jetë edhe presidenti Donald Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!