Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet protesta e Berishës/ Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë, madje edhe strukturat e veta

schedule19:22 - 8 Shkurt, 2025

schedule 19:22 - 8 Shkurt, 2025

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët.

Ai theksoi se kjo ishte protesta e radhës dhe mbyllja e saj para kohe tha ai është mbyllja e turpit për Berishën.

Avokati pohoi se Berishën e kanë braktisur të gjithë, madje dhe mbështetësit të tij.

“Ishte një protestë e radhës, sepse kanë vite që bëjnë protesta. Kjo protestë ishte mbyllja e protestave të Berishës, sepse fillojnë fushatën elektorale dhe nuk do kenë kohë për proteste. Ishte mbyllja e turpit për të.  Këta nuk i mbështetin as strukturat e veta të partisë. Degradim total, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë, që kemi të bëjmë me një njeri që erdhi si misionar i opozitës, erdhi si president me ndihmën e Millosheviçit, një njeri i tillë domosdo do kishte një fund të tillë, sepse nuk i vijnë në protestë as të zgjedhurit e vet. Finalizim më të mirë se ky nuk ka ku të shkojë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!