Merkato e dimrit ka dhënë menjëherë efekte. Milan tregoi se ka ndryshuar në sasi dhe cilësi, duke siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Skuadra kuqezi mundi 3-1 Romën, ndërsa falë paraqitjes së shkëlqyer rifitoi sërish tifozët e saj.
Tami Abraham ishte protagonist absolut në pjesën e parë.
Sulmuesi ndëshkoi ish skuadrën e tij dy herë, duke nisur nga goli I epërsisë në minutën e 16-të.
Pak përpara pushimit, anglezi gjeti sërish rrugën e rrjetër për të ndezur më shumë festën në tribunat e “San Siro”.
Siguritë e Milan për fitore u tronditën në nisje të fraksionit të dytë, pasi në minutën e 54-rt, Dovbik ngushtoi diferencën, duke e kthyer Romën sërish në garë.
Por shpresat e miqve u shuan në minutën e 71-të.
Të hedhur në fushë si zëvendësues, Jimenez dhe Zhoao Felks debutuan në mënyrën më të mirë me ngjyrat kuqezi.
I pari dha asist, ndërsa tjetri me një prekje klasi shënoi golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren dhe kualifikimin e Milan në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Sergio Conceicao, që kërkon të riniset pikërisht nga këtu për të përmbysur një sezon deri tani zhgënjyes në Serinë A./abcnews.al

