Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e “arrestit në burg” për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij, Asim Gjoni.
Ngjarja ndodhi pasditen e 1 shkurtit në banesen e familjes Gjoni në Tiranë.
Në dëshminë e tij, i moshuari ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte.
74-vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit./abcnews.al


