Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Angli, 15 vjeçari vritet me thikë në shkollë

schedule18:29 - 3 Shkurt, 2025

schedule 18:29 - 3 Shkurt, 2025

Një djalë 15-vjeçar ka vdekur pasi u godit me thikë në një shkollë në Sheffield. Në pranga ka rënë një bashkëmoshatar nën akuzën për vrasje.

“Viktima, një djalë 15-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe me gjithë përpjekjet më të mira të shërbimit të ambulancës, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Një djalë 15-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.“, njoftoi policia britanike.

Deputetja e Sheffield Heeley, Louise Haigh kërkoi hetim të shpejtë.



“Lajm i tmerrshëm se nxënësi i ri i shkollës së mesme All Saints ka vdekur. Të gjitha mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij, dhe të gjithë komunitetin në All Saints. Një hetim penal tani do të bëhet padyshim, por pyetjeve serioze do të duhet t’u përgjigjen se si mund të ketë ndodhur kjo.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!