Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PDK, Bernard Nikaj ka komentuar për ‘Balkan Update’ deklaratën e Grenell lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me SHBA.
Sipas tij, Grenell ka thënë të vërtetën e relatave mes dy shteteve të cilat Nikaj i cilësoi në pikën më të ulët në histori.
“Realisht Grenell ka shprehur një qëndrim të administratës së re lidhur me qeverinë Kurti dhe raportet që ajo ka mbajtur. Ky është një qëndrim i cili shpërfaq një raport me fjalë të thjeshta dhe jo diplomatike apo të komplikuara e cila tregon një qeveri, por edhe kjo qeveri që është udhëhequr nga Kurti do të ketë telashe me qeverinë Trump.
Ajo që ka dashur të thotë Grenell ishte e vërteta duke pasur parasysh që Kurti ka thënë që raportet janë të mira dhe nuk ka asgjë nga këto spekulime. Tani e kemi të qartë se raportet mes qeverisë së Kurtit dhe Trump janë në pikën më të ulët në histori.”
/ abcnews.al

