Ledia Halili ka rikthyer “Pleqtë e Krujës” me hitin e ri të Shqipërisë së Mesme, “Tatës tem”.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Halili tregoi emocionet që e shoqëruar për rikthimin “Pleqtë e Krujës”, në këtë hit.
“Jam shumë krenare që kam bërë një bashkëpunim të tillë. Është shumë e afërt me publikun, për t’u kërcyer është pjesë e shoqërisë. Ideja për bashkëpunimin ishte e imja. Kam xhiruar dy klipe, dy këngë, njëkohësisht më këto edhe intervista. E gjitha ka ndodhur për pesë ditë. Jeta është shumë dinamike dhe disa gjëra duhet të arrish shumë shpejt. Larg Shqipërisë më bëhet gati tetë vite”, tregoi ajo.
/abcnews.al/

