Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim ndërkombëtar/ Pranga të riut në Lushnjë, pritet ekstradimi drejt Italisë

schedule09:33 - 2 Shkurt, 2025

schedule 09:33 - 2 Shkurt, 2025

LUSHNJË- Një 34-vjeçar nga Lushnja është arrestuar për t’u ekstraduar në Itali. Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!