Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Odiseja e riprodhimit të xhubletës/ Rrëfehet Sulaj: Mu deshën 20 vite të kuptoj sekretin e veshjes 4000-vjeçare

schedule11:03 - 31 Janar, 2025

schedule 11:03 - 31 Janar, 2025

Edlira Sulaj është një nga artizanet më të suksesshme të vendit tonë. Ajo ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” se e ka trashëguar këtë pasion nga gjyshja e saj dhe më pas mamaja.

Sulaj ka rrëfyer se iu deshën 20 vite të kuptonte sekretin e veshjes 4000-vjeçare, xhubleës.

“Unë gjithmonë kam frikë të flasë për xhubletën sepse ajo është aq e bukur, sa ti kurrë nuk ia gjen fundin, të tërheq aq shumë në labirintin e saj sa që ti gjithmonë do ta studiosh. Vërtetë e kam studiuar për 20 vite, sa që sot sa herë mundohem të prekë nga një pjesë të xhubletës, mundohem të kuptojë diçka ndryshe dhe vërtetë kuptoj diçka ndryshe.



Unë që në fillimet e mia jam marrë shumë dhe gjithmonë e kam parë se si është ndërtuar që nga mënyrat e prerjes, pavarësisht se në xhubletat e hershme është ndërtuar në mënyrë artizanale, spiku gjithmonë është i mbështetur në shajak. Por prerja e xhubletës për mua është insitut më vete”.

Më tej, ajo ka shtuar se në momentin që prek veshje të vjetra dhe rindërton të reja, është një pasion që më shtyn gjithnjë e më tepër t’i afrohem të vjetrës.

“Pasioni është rritur bashkë me mua. Mënyra që unë jam marrë me veshje tradicionale ka mbi 22 vite. Edhe në momentin që ti kërkon të prekësh veshje të vjetra dhe të rindërtosh të reja, është një pasion që më shtyn gjithnjë e më tepër t’i afrohem të vjetrës, duke filluar nga materiali, punimi, mjeshtëritë dhe gjithçka që kemi trashëguar me vite”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!