Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënon presidenti i Brazilit: Nëse Trump ndryshon tarifat për produktet braziliane, do të kundërpërgjigjemi

schedule20:38 - 30 Janar, 2025

schedule 20:38 - 30 Janar, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump qysh gjatë fushatës dhe me marrjen e mandatit ka nisur ‘ të kërcënojë’ shtete të tjera lidhur me tarifat që parashikohen.

Në valën e reagimeve, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka paralajmëruar administratën amerikane të Trump se  në rast ndryshimesh tarifash ndaj produketeve braziliane, do të kenë kundërpërgjigje. Lula u shpreh se e ka uruar presidentin Trump për fitoren dhe se të dy duhet të kenë respekt për njëri- tjetrin pasi janë zgjedhur në mënyrë demokratike.

Lidhur me një takim mes tyre, presidenti u shpreh se nuk ka ende një mundësi për takim të afërt mes tyre.



“Është shumë e thjeshtë: nëse ai takson produktet braziliane, ne do të hakmerremi,” deklaroi Lula gjatë një konference për shtyp në Brazil.

Lula gjithashtu kritikoi vendimin e presidentit amerikan për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë një “kthim prapa për qytetërimin njerëzor”.

“Refuzimi i Marrëveshjes së Parisit dhe ndalimi i financimeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë hapa prapa për njerëzimin,” tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!