Siç është traditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dekorimin e ambienteve të shtëpisë më të rëndësishme në botë, merret zonja e e Parë.
Zonja e parë e ShBA-së Melania Trump, ka publikuar një video ku shihet atmosfera festive në Shtëpinë e Bardhë.
“Fryma e Amerikës” po shkëlqen në Shtëpinë e Bardhë! Jam e lumtur ta ndaj këtë ekspozitë të bukur të patriotizmit për të gjithë, dhe e emocionuar që të gjithë po shijojnë bukurinë e sezonit të Krishtlindjeve!”, ka shkruar Melania Trump në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.