Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Siria i kërkon Rusisë që të ekstradojë Bashar al-Assad

schedule13:37 - 29 Janar, 2025

schedule 13:37 - 29 Janar, 2025

Për herë të parë që nga fillimi i ndryshimeve gjithëpërfshirëse në Siri, një delegacion rus u takua me presidentin e përkohshëm Ahmed al-Sharaa në Damask.

Moska, një aleate e fortë e Bashar al-Assad, braktisi dy bazat e saj më të mëdha në Siri ndërsa la vetëm një pjesë të sistemeve të saj të armëve.

Njoftimet zyrtare për përmbajtjen e takimit nuk janë bërë ende, por mediat e huaja raportojnë se lideri sirian i ka kërkuar Moskës të kthehet në bazat e saj, duke nënvizuar se ajo mbetet aleate dhe partnere.



Al-Sharaa, sipas të njëjtave burime, duket se ka kërkuar ekstradimin e Bashar Al-Assad në Damask, në mënyrë që të gjykohet për krime kundër popullit sirian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!