Prokuroria e Posaçme vijon është duke vijuar hetimet për ngjarjet e 21 janairt ku mbetën të vrarë 4 protestues. Të mërkurën në SPAK dha sqarime për më shumë se 90 minuta Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të 21 janarit, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor. Prokuroria e posaçme është duk kryer veprime hetimore për tre vepra penale, duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ndërsa të martën në SPAK dha sqarime vëllai tjetër I Hekuran Dedës, Zabit Deda dhe pas daljes nga prokuroria deklaroi se ka besim tek drejtësia se vrasja e 4 protestuesve do të zbardhet. Më herët janë pyetur edhe ish-drejtues të lartë të policisë si dhe organizatorë të protestës.
Në ditët në vijim pritet të japin sqarime në prokurorinë e posaçme edhe ish-punonjës të gardës që kanë marrë pjesë në protestën që u mbajt përballë kryeministrisë 14 vite më parë. Nga ana tjetër familjarët e viktimave kanë kallëzuar në SPAK edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashës dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendit si përgjegjës për vrasjen e të afërmve të tyre./abcnews.al

