Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen, pas valës së valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj.
Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve, Vuçeviç tha se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte sulmi ndaj studentëve që ndodhi në Novi Sad para objekteve të partisë.
Në një lidhje me “skype” në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, analisti Mentor Nazarko, komentoi situatën në Serbi, duke u ndalur edhe tek faktorët që sollën dorëheqjen e Vuçeviç. Nazarko u shpreh se ishte një lëvizje e detyruar, kjo për shkak të presionit të shtuar popullor.
“Është një lëvizje e detyruar për shkak të rritjes së presionit popullor në pikën e vlimit. Në gjykimin tim, perëndimi mund të ketë interesa që Vucic të vazhdojë të jetë në pushtet për të ruajtur vazhdimësinë e linjës më properëndimore brenda linjave proruse, apo stabilitetin në Ballkan që tronditet dhe nëse bie dominoja Serbi. Dhe kjo u duk edhe nga mesazhet e dhëna nga administrata aktuale e Trump, apo qoftë nga mbështetja që i vinte nga ambasadori amerikan Hill. Duket sikur perëndimorët, kanë interes që Vuçiç të qëndrojë në pushtet. Natyrisht kur presioni popullor të arrijë në nivel të papërballueshme ata do ta shesin”. Mbetet për t’u parë nëse edhe presidenti do të dorëzohet- pra se do arrihet pika e vlimit”, tha Nazarko.”, tha Nazarko.
/abcnews.al/

