Nuk ishte dita e shqiptarëve, por e ngjyrave zikaltër.
Interi arriti një fitore të madhe në Serinë A, për rezultatin, lojën që zhvilloi, dhe për mënyrën sesi iu përgjigj Napolit që nga krahina e Puljes.
Sukses 4-0 ndaj Leçes, në stadiumin “Via del Mare”, përballje në të cilën Kristian Asllani dhe Ylber Ramadani patën role periferike, ndërsa pati yje të tjerë që shkëlqyen.
Davide Fratezi që luajti titullar dhe shënoi pas kërcënimit se do të largohej tek Roma.
Kapiteni Lautaro Martinez që realizoi sërish, madje shumë bukur.
Tre gola në tri ndeshjet e fundit për argjentinasin, gjashtë në 8 sfida.
Suksesi u bë I plotë pas pushimit, me rrjetat nga Damfris dhe Taremi me penallti.
Tashmë, Interi u rikthye në vetëm tri pikë largësi nga Napoli, duke pasur një ndeshje më shumë për të luajtur, dhe trajneri Simone Inzagi është u lumtur.
“Padyshim që paraqitje shumë e mirë. Qasja jonë ishte ajo e duhura ndaj një skuadre që tregoi se ishte shumë në formë. Kam fatin të punoj me një grup të jashtëzakonshëm, dhe që kam pas shpine një klub që më ka dhënë mundësinë për t’i arritur këto statistila. Kemi mbledhur 50 pikë në 21 ndeshje, lojtarët janë treguar shumë të zotët, nuk ke ç’u thua. Napoli dhe Atalanta gjithashtu janë shumë mirë, dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
Kristian Asllani hyri vetëm në minutën e 75-të tek Interi, ndërsa Ylber Ramadani luajti pjesën e dytë, dhe iu afrua golit me goditje dënimi.
Pas 21 ndeshjeve, Interi ka 50 pikë, ndaj 53 të Napolit në 22, ndërsa në mesjavë luhet ndaj Monakos në Champions, dhe fundjavën e ardhshme është derbi kundër Milanit në Serinë A./abcnews.al


