Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Motra ime shqiptare”, gazetarja në Chicago i flet shqip Dua Lipës, momenti viral që bëri xhiron e rrjetit

schedule08:30 - 24 Janar, 2025

schedule 08:30 - 24 Janar, 2025

Avdije Baftiri, (Vicky), gazetare “CBS News Chicagoo”, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për intervistën me këngëtaren Dua Lipa, që mori një rrjedhë aspak të zakonshme.

Gazetari i flet shqip Dua Lipës, një moment ky që u bë menjëherë viral. “Nuk e mendova që kjo me Duan do të shkonte kaq shumë virale”, u shpreh ajo.

Më tej gjatë intervistës tregoi se si u realizua ky moment kaq i veçantë.



“Producenti i Dua Lipës na dërgoi në email sepse kishte një koncert në CBS News Chicago, dhe na u shpreh se mund të bënim një intervistë. Ajo nuk e dinte që unë isha shqiptare. Më pas i shkrova sërish dhe i thash jam 100 % shqiptare dhe dua t’i flas në shqip, dhe dua t’ja bëj surprizë. Dhe tha që është shumë bukur. Dua nuk e dinte që unë isha shqiptare.

Më tej ajo u shpreh se ka shumë dëshirë që të bëjë bashkë, Dua Lipën, Rita Orën dhe Bebe Rexhën…

Gazetarja që e njohin me emrin Vicky, tregoi se ka lindur në New York nga prindër shqiptarë.

“Kam mbaruar studimet në gazetari dhe komunikim. Kam lindur në New York nga prindër shqiptarë”, u shpreh më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!