“Dhelprat e vogla”, në skenën e “Teatrit Metropol”/ Një dramë që nxjerr në pah tensionet familjare

schedule09:34 - 20 Janar, 2025

schedule 09:34 - 20 Janar, 2025

“Dhelprat e Vogla”, një dramë që zbulon fytyrën e vërtetë të lakmisë, ambicies dhe marrëdhënieve të tensionuara familjare.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, Sokol Angjeli rrëfeu detaje nga kjo dramë, duke u shprehur se bëhet fjalë për një dramë që zbulon pasojat shkatërruese të lakmisë dhe të manipulimit. Në fokus të kësaj vepre është konflikti familjar.

E vendosur në jugun e Amerikës në fillim të viteve 1900, historia ndjek Rexhina Hidens, një grua e zgjuar dhe manipuluese, e cila së bashku me vëllezërit e saj kërkon të fitojë pasuri përmes një marrëveshjeje biznesi të dyshimtë.

Ndërsa manipulimi dhe mashtrimet intensifikohen, pasojat tragjike bien mbi familjen, duke e shkatërruar atë nga brenda.

“Shpesh jemi në familjet tona dhe në historitë tona të përbashkëta kuptojmë që paraja shpesh jo vetëm bën mirë, por edhe bën keq. Shpesh ka prishur edhe marrëdhëniet familjare” ka treguar ai.

Nga ana e tij Xhino Musaollari, u shpreh në “ABC e Mëngjesit” se ndjeshmëria e spektatorit me artistët është shumë e ngushtë dhe duhet të jesh i përqendruar që emocionet të jenë sa më reale.

Ndërkohë shfaqja do të jetë nga datat 23-31 janar si edhe më 1-2 shkurt në Teatrin Metropol.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!